Një sulmues në qytetin Liege të Belgjikës ka vrarë dy zyrtarë policorë dhe një qytetar, të cilët ishin duke kaluar rrugën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale në Belgjikë, një sulmues në qendër të qytetit Liege ka gjuajtur me armë zjarri ndaj dy policëve të cilët ishin duke kaluar rrugën. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën dy policë dhe një qytetar.
Sulmuesi, i cili mori peng një grua e cila ishte në detyrë në një shkollë të mesme në rajon, u neutralizua pasi që u qëllua nga policia.
Policia e Belgjikës doli në vendngjarje ku janë dërguar edhe një numër i madh i autoambulancave dhe formoi një rreth të gjerë të sigurisë.