Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë sot në afërsi të Mogadishos në Somali.
Sulmi vjen pas shpërthimit me kamion javën e kaluar në kryeqytetin somalez, i cili la të vdekur 358 persona.
Rasti i sotëm ka ndodhur në Daniga, rreth 40 km në veriperëndim të Mogadishos, transmeton KosovaPress.
Vendi ku ka ndodhur sulmi është në afërsi të territorit, i cili kontrollohet nga grupi Al Shabaab, i lidhur me Al Kaidën.
Një zyrtar i ushtrisë tha se bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.
Somalia gjendet në luftë civile që nga viti 1991./Mesazhi/