Sulm i armatosur në SHBA, 5 viktima

Pesë persona janë vrarë, mes të cilëve një grua shtatzënë, si pasojë e një sulmi të armatosur të shtunën në Alabama të SHBA-së, ndërsa i dyshuari i sulmit është arrestuar, raportojnë sot mediat vendase.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit të Mobile County, jepen informacione në lidhje me sulmin ku kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e sulmit.

Ndër të tjera, vihet në dukje se i dyshuari, pas sulmit është larguar nga Alabama dhe ka shkuar në Mississippi, ku dhe është dorëzuar tek forcat e sigurisë. Ai është Derrick Ryan Dearman, 27-vjeç.

Mësohet se të gjithë viktimat janë në moshë të rritur, ndërsa vihet në dukje se njëra nga viktimat ka qenë një grua shtatzënë. Një 4-vjeçar i ka shpëtuar sulmit. /Syri.net/