Një sulm i armatosur ka ndodhur në Parlamentin e Iranit dhe në tyrben e liderit revolucionar Ajetullah Homeini, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të medias shtetërore, 4 persona të armatosur kanë sulmuar Parlamentin e Iranit. Bëhet e ditur se po vazhdojnë operacionet për arrestimin e sulmuesve të cilët kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit.
Në anën tjetër, një sulm tjetër ka ndodhur përballë tyrbes së liderit revolucionar Ajetullah Homeini. Sipas medias shtetërore iraniane, pretendohet se ky sulm është një akt vetëvrasës.
Në sulmin e realizuar në parlament së paku 8 persona janë plagosur, kurse në atë në tyrben e Homeinit janë plagosur së paku 2 persona. Në mesin e të plagosurve ndodhen edhe rojet e sigurisë.