Disa sulmues të armatosur të mërkurën kanë hyrë në një spital ushtarak të kryeqytetit afgan Kabul, në afërsi të së cilës gjenden disa përfaqësi diplomatike, mes të cilave edhe Ambadasa e SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, gjeneral Dawlat Waziri theksoi se nuk dihet numri i sulmuesve të armatosur që hynë në spitalin Sardar Mohammad Daud Khan pas shpërthimit dhe të shtënave.
Spitali me kapacitet prej 400 shtretërve është vendosur afër dy spitaleve civilë. “Sulmuesit gjendeshin në katin e dytë dhe të tretë dhe përleshja është në rrjedhë”, tha Ëaziri dhe shtoi se ende nuk dihte sa njerëz janë vrarë ose plagosur.
Mbi spital fluturojnë helikopterë, ndërsa gjithë rajoni është rrethuar nga forcat afgane të sigurisë. Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani dënoi sulmin duke theksuar se ky është sulm ndaj “popullit afgan dhe grave afgane”.