Avionë të paidentifikuar kanë kryer një sulm rreth aeroportit ushtarak Deir ez-Zor, i cili ndodhet në provincën Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, avionë të paidentifikuar kanë kryer një sulm rreth aeroportit ushtarak në Deir ez-Zor.
Mësohet se në zonën ku ndodhi sulmi ajror ka patur radarë ushtarakë.
Qendra provinciale e Deir ez-Zor dhe rajoni në perëndim të Eufratit janë nën kontrollin e forcave fisnore që mbështesin grupet që rrëzuan regjimin e partisë Baath.