Sulm ajror në Idlib, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Në sulmet ajrore në fshatin Zerdene brenda “zonës për reduktimin e tensioneve” në Idlib të Sirisë, të paktën 20 civilë e kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se në orët e natës janë kryer sulme ajrore në fshatin Zerdene në pjesën periferike në veri të Idlibit.

Ai tha se në mesin e të plagosurve janë edhe 5 anëtarë të Mbrojtjes Civile. “Të paktën 20 civilë e kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të ndërmarra në afërsi të një xhamie dhe një tregu në fshatin Zerdene të Idlibit”, tha Haxh Jusuf.

Ndërkohë në një deklaratë nga Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve thuhet se “sulmet janë kryer nga avionët luftarakë SU 24 që janë ngritur nga Latakia”