Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).
Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.
Përveç bashkëshorte, ajo ishte edhe këshilltare e Sultanit duke u shndërruar në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për Perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së nënës së tij.
Safija qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë.
Safije u bë Valide Sulltan (ose Nëna Sulltaneshë) e djalit të saj Osman Sulltan Mehmeti III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Valid-t më e fuqishme në historinë e Perandorisë Osmane.
Safije përfundimisht gëzoi një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë, gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi Perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.
Vdiq më 10 nëntor 1605. /Supergrate/