Kryetari i Komunës qendrore Osmangazi, Mustafa Dündar në kuadër të përgatitjeve për programin e trembëdhjetë përkujtimor për Sulltan Muratin e Parë (1. Murad Hüdavendigar) po viziton Kosovën, ku po zhvillon disa takime bilaterale, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë takimit të tij me ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, Dündar bëri të ditur se Sulltan Murati përkujtohet në Kosovë për 12 vite me radhë. Ai ka vënë në dukje se me këtë program përkujtimor po kontribuohet në vazhdimin e lidhjeve vëllazërore të formuara para qindra vitesh mes të dy popujve edhe në ditët e sotme.
“Sulltan Murati, i cili është sulltani i vetëm i Perandorisë Osmane që ra dëshmor, është vlera e përbashkët si e turqve ashtu edhe për shqiptarët. Atmosfera e paqes dhe e qetësisë e formuar nga Sulltan Murati në atë kohë, shpresoj që në ditët tona bëhet shembull për gjithë botën”, tha Dündar.
Kurse ambasadorja Kılıç duke shprehur kënaqësinë e saj për takimin e zhvilluar tha se “Programi përkujtimor për Sulltan Muratin organizuar nga komuna Osmangazi çdo vit po pritet me emocione të larta nga populli i rajonit. Ne çdo vit nga vendi pranë varrit të sulltanit po i dërgojmë gjithë botës mesazhet e paqes, miqësisë dhe vëllazërisë. Ne nëpërmjet Sulltan Muratit formuam lidhje shpirtërore me këtë vend dhe kjo lidhje po vazhdon për qindra vite”.
“Po lutemi për sigurinë e Turqisë”
Dündar takoi edhe kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën. Gjatë këtij takimi Tërnava u shpreh se ndihet i lumtur për të parë qytetarët e Bursës në Kosovë.
Duke vënë në dukje se çdo lajm i mirë nga Turqia po i gëzon edhe ata, Tërnava tha se “Një Turqi e fortë do të thotë edhe një gjeografi e fortë islame. Fuqia e Turqisë bën që edhe Kosova të ndihet e fortë. Ne kemi një mbështetje të madhe nga Turqia. Duke filluar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan ju falënderoj të gjithëve për këto mbështetje dhe investime. Ashtu siç kemi bërë më 15 korrik (ditën e tentativës për grusht shteti në Turqi) gjithmonë lutemi për sigurinë e Turqisë”.
Dündar po ashtu u takua edhe me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë, Hasan Burak Ceran.