Sulejmani a.s. dhe milingona!

Thuhet se një ditë Sulejmani, alejhi selam, qëndronte ulur në breg të lumit. Në një moment sheh një milingonë që bartte një kokërr gruri dhe shkonte në drejtim të ujit. Sulejmani a.s. nuk i ndau sytë nga ajo deri sa arriti te uji. Me të mbërritur, nga uji del një bretkosë e cila hapi gojën dhe pasi milingona hyri në të ajo u kthye përsëri në ujë.
I habitur nga ajo që i panë sytë, Sulejmani, alejhi selam, vendosi të qëndroj në breg të ujit dhe të shikoj se çfarë do të ndodhë.
Pas një kohe, bretkosa doli sërish në breg, hapi gojën dhe milingona doli jashtë, por pa kokrrën e grurit.
Sulejmani a.s e thirri dhe e pyeti se ku ishte dhe çfarë kishte bërë. Milingona i tha: “
“O Pejgamber i Zotit! Në thellësi të këtij lumi, gjendet një gurë, e brenda tij një zgavër, ku jeton një krimb i verbër të cilin Zoti e ka krijuar në atë vend. Me pamundësinë për të dalë jashtë e të kërkojë ushqim, Zoti më ka ngarkuar ta furnizoj me ushqim. Edhe bretkosa e bën një pjesë të punës duke më mbajtur në gojën e saj, ku nuk më prek uji. Ajo më çon tek guri, hap gojën tek zgavra dhe unë i japi krimbit kokrrën e grurit. Pastaj hyj sërish në gojën e bretkosës dhe ajo më nxjerr në breg.”
Sulejmani, alejhi selam, e pyeti: “A ke dëgjuar ndonjë lutje të veçantë prej tij?”
Milingona tha: “Po. E kam dëgjuar të thotë: O Ti që nuk më harron me furnizimin Tënd në zgavrën e këtij guri në brendësi të ujit! Mos i privo as robërit e Tu besimtarë nga mirësitë e Tua të pafund! Prandaj njeriu duhet ta kërkojë furnizimin dhe të mos demoralizohet nëse i vonohet. Zoti Fuqiplotë që e ka krijuar njeriun, e di më mirë se çfarë është më e dobishme për të.