FC Suhareka është skuadra më aktive në Kosovë në tregun e transferime.
Pas inkuadrimit në Superligë, Suhareka ka bërë disa transferime, derisa sot ka prezantuar edhe mbrojtësin malazez, Nikola Stijepovic.
”Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë nga Mali i Zi i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin Kosovar.
Njëri ndër mbrojtësit më kualitativ i cili shquhet tashmë si në Maqedoni ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit Malazez në Sutjeska Niksic, Rudar Pljevlja karrierën e tijë e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji.”, thehet në njoftimin e FC Suharekës.