Suedia pushtohet nga vatrat e zjarrit

Dhjetëra zjarre pyjore shpërthyen në të gjithë Suedinë, duke bërë që Stokholmi të kërkojë ndihmë emergjente nga BE-ja për të luftuar flakët që shpërthyen nga vala e të nxehtit ekstrem në rajonin nordik.

Agjencia suedeze e kontingjenteve civile (MSB) tha se dy avionë italianë të zjarrit u dërguan për të ndihmuar në zonat e goditura të Suedisë qendrore, ndërsa Norvegjia kishte dërguar gjashtë helikopterë.

Autoritetet suedeze thanë se kishte vatra të zjarreve në të gjithë vendin, duke u bërë thirrje banorëve vendas që të jetojnë pranë flakëve në qarqet qendrore të Gavleborgut, Jamtland dhe Dalarnas për të evakuuar.

Edhe Lapidaria veriore suedeze, brenda rrethit të Arktikut, është prekur.

Pesë zjarre kanë shkrumbuar pyjet jashtë qytetit të Jokkmokkut, një destinacion popullor turistik në dimër.

“Herën e fundit kemi që kemi parë zjarret e këtij kalibri ishin 12 vjet më parë,” tha zyrtari i shpëtimit Jokkmokk Thomas Andersson për AFP.

Deri tani nuk janë raportuar viktima. /MESAZHI/