Suedia nis “lojërat e luftës” (Foto)

Suedia ka nisur “lojërat e luftës”, më të mëdhatë në dy dekada. Këto ekspozime ushtarake u bënë me mbështetjen e vendeve të NATO-s, edhe pse Suedia nuk është në Aleancën Veriatlantike.

Në prag të manovrave të Rusisë, tani Suedia do të simulojë një sulm nga lindja në ishullin Baltik të Gotlandit.

Shteti i Suedisë, ashtu si shtetet baltike, Polonia dhe pjesa më e madhe e shteteve të Perëndimit, janë të shqetësuara nga aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014.

Rreth 1.500 trupa nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Norvegjia dhe aleatë të tjerë të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen e quajtur Aurora.

Por Suedia thotë se qeveria e saj është e vendosur të qëndrojë në neutralitetin e zakonshëm.  Edhe fqinji i saj, Finlanda, po i afrohet NATO-s, duke lejuar bashkëpunim më të ngushtë me trupat e aleancës, me synimin për të punuar së bashku në rast të një konflikti të armatosur.

Suedia nuk dërgon ushtarë në misionet e NATO-s, por mbetet një ndër partnerët më të fuqishëm të saj kur vie puna te trajnimet dhe mbështetja e vazhdueshme. /MESAZHI/

Related image

Sweden's biggest war games in two decades, named Aurora, launched with support from NATO countries and is planned to be a three-week-long exercise. September 13, 2017. (Reuters)

Image result for Sweden holds massive Aurora war games

Related image

Related image

Related image