Kombëtarja e Suedisë e ka mposhtur Sllovakinë 1-0.
Suedia e ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 1-0.
Pjesa e parë ishte me shumë pak raste shënimi nga të dyja skuadrat dhe mbaroi pa gola.
Pjesa e dytë nisi më furishëm, me më shumë goditje në drejtim të portave nga të dyja Kombëtaret.
Në min e 77’ futbollisti i Suedisë, Robin Quaison u ndal në mënyrë të palejushme në zonën e Sllovakisë, ku më pas i suksesshëm nga penaltia u tregua Emil Forsberg.
Golin të vetëm të ndeshjes e realizoi Forsberg.
Suedia realizon fitoren e parë në “Euro 2020”, pasi e nisi me barazim kundër Spanjës.