Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson deklaroi se kanë vendosur të investojnë 300 miliardë korona shtesë (afërsisht 29.8 miliardë dollarë) në mbrojtje gjatë 10 viteve të ardhshme, raporton Anadolu.
Në një konferencë për media, Kristersson tha se Suedia po përjeton problemin e saj më serioz të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Për këtë arsye, do të investojmë 300 miliardë korona shtesë për armët e mbrojtëse gjatë 10 viteve të ardhshme”, tha ai.
Ai shtoi se do të bëjnë investimin më të madh në ushtarë dhe armë në mbrojtje që nga Lufta e Ftohtë. “Suedia ka ekonomi të qëndrueshme dhe bashkë me investimet shtesë në mbrojtjen tonë, mund të arrijmë edhe shpejtësinë e rritjes së qëndrueshme”, tha Kristersson.
Kristersson thekson se Suedia si një vend anëtar i NATO-s ndan 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e mbrojtjes. Ai tha se planifikojnë të rrisin përkohësisht shpenzimet e mbrojtjes në 3.5 për qind të PBB-së deri në vitin 2030.