Suedia dërgon qindra trupa në Letoni për t’iu bashkuar brigadës shumëkombëshe të NATO-s

Qindra trupa suedeze kanë mbërritur në Letoni për t’iu bashkuar një brigade shumëkombëshe të udhëhequr nga Kanada përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Një anije që transportonte pjesë të një batalioni të mekanizuar këmbësorie mbërriti në portin e Rigës, kryeqyteti i Letonisë, i shoqëruar nga forcat ajrore suedeze dhe njësitë e marinës suedeze dhe letoneze, njoftuan forcat e armatosura suedeze në një deklaratë.

Bëhet e ditur se ato po bashkohen me një brigadë shumëkombëshe të udhëhequr nga Kanada përgjatë krahut lindor të NATO-s, një mision që Suedia po e quan operacionin e saj më të rëndësishëm deri tani si një anëtar i aleancës perëndimore.

Letonia kufizohet me Rusinë në lindje të saj dhe me Bjellorusinë në juglindje të saj.

E tensionet janë të larta në Evropën Qendrore për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.