Një bunker i Luftës së Ftohtë i fshehur brenda një mali është zbuluar. Vendosur në një vend të fshehtë në mes të një pylli në Suedinë Jugore. Bunkeri mendohet se ishte një bazë e vjetër ku bëheshin vëzhgimet gjatë luftimeve mes Bllokut Lindor dhe atij Perendimor.
Vendi u zbulua nga ekipi i aventuristëve Free Solo, të cilët thonë se duan të ruajnë vendin. Korridoret dhe dhomat e zbrazëta janë një kornizë ende historike.
Bunkeri është përdorur për herë të fundit 25 vite më parë.
Pamjet mahnitëse tregojnë një kompleks të dhomave të ndërlidhura që shërbejnë për një mori qëllimesh.
Lufta e Ftohtë ishte një gjendje e tensionit gjeopolitik pas Luftës së Dytë Botërore midis fuqive në Bllokun Lindor (Bashkimi Sovjetik dhe shtetet satelitore) dhe fuqitë në Bllokun Perëndimor (Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj të NATO-s dhe të tjerët). Historianët nuk pajtohen plotësisht për datat, por fillet nisen kur u njoftua Doktrina Truman, një politikë e jashtme e SHBA që premtoi të ndihmonte shtetet e kërcënuara nga ekspansionizmi sovjetik. Lufta mbaroi në vitin 1989, kur komunizmi ra në Evropë, ose data tjera permenden si viti 1991, kur Bashkimi Sovjetik u shemb.
Termi “i ftohtë” përdoret për shkak se nuk ka pasur luftime në shkallë të gjerë të drejtpërdrejt mes dy palëve, por secili prej tyre mbështeti luftërat e mëdha rajonale të njohura si luftëra “proxy”. /MESAZHI/