Suedi, sulm racist ndaj fëmijëve refugjatë

Disa fëmijë refugjatë afganë që po protestonin kundër Zyrës së Migrantëve para parlamentit në kryeqytetin suedez, Stockholm, kanë qenë subjekt i një sulmi racist.

Asa Wallentin, zëdhënëse e Drejtorisë Policore të Stockholmit, ka bërë të ditur se në drejtim të fëmijëve refugjatë është gjuajtur me lëndë ndezëse dhe se tre fëmijë janë lënduar lehtë.

Ahmad Rahimi, njëri nga protestuesit afganë i cili është prononcuar për gazetën prestigjioze të Suedisë Expressen, ka thënë se protestën e realizuan me një grup prej 100 personash, për të shprehur indinjatë ndaj mospranimit të kërkesës për azil të fëmijëve që kanë ardhur nga Afganistani pa prindër.

Rahimi ka theksuar se gjatë protestës janë sulmuar nga një grup racist prej 20-30 personash. “Në një çast, grupi i cili u afrua drejt nesh, filloi të hedh slogane si ‘Ahmed, Muhamed, shporruni; refugjatë, shporruni’, ndërsa drejt nesh gjuajtën me shok bombë. Disa shokë tanë u lënduan”, ka thënë Rahimi.

Autoritetet e vendit kanë nisur hetim në lidhje me sulmin. /aa/