Suedi, një xhamie i dërgohet “substancë e rrezikshme”

Një “substancë e rrezikshme” u dërgua brenda një letre në një xhami të lidhur me qendrën islame në qytetin Malmö të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i policisë jugore të Suedisë, Kim Hild për agjencinë zyrtare të lajmeve TT tha se brenda letrës që i është dërguar xhamisë është gjetur substancë e rrezikshme.

Duke mos dhënë informacione rreth përmbajtjes së substancës në fjalë, Hild tha: “Për sigurinë e hetimit nuk mund ta zbulojmë aktualisht përmbajtjen e substancës. Në ngjarje nuk është plagosur askush. Ekipet tona të ekspertëve po hetojnë substancën brenda letrës”.

Ai theksoi se janë rritur masat e sigurisë përreth xhamisë dhe se ka filluar një hetim lidhur me ngjarjen.