Ministrja më e re në moshë në historinë e Suedisë, Aida Haxhialiç ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Haxhialiç, 29 vjeçe, ishte ministre për Arsimin e Lartë në qeverinë e qendrës së majtë dhe njëkohësisht përfaqësuesja e parë myslimane në qeverinë e Suedisë.
Ajo kishte tejkaluar të gjitha normat e lejuara të konsumimit të alkoolit dhe e ka quajtur incidentin si “gabimin më të madh të jetës sime”.
Haxhialiç, e cila mbërriti në Suedi në moshën 5-vjeçare nga Bosnje-Hercegovina, kishte konsumuar dy gota verë përpara se të ndalej në urën që lidh Danimarkën me Suedinë.
Tashmë ajo rrezikon të përballet edhe me 6 muaj burg, pasi policia konstatoi se niveli i alkoolit në gjakun e saj ishte 0.2 gramë për litër.
Duke sqaruar gabimin, ish-ministrja tha se kishte pirë një gotë verë me gaz dhe një me verë të kuqe pas një nate në Kopenhagen dhe ishte nisur për në qytetin suedez të Malmos 4 orë më vonë.