Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Suedi, mbahet protestë kundër su’lmeve të Iz’raelit në Ga’za dhe Liban

Suedi, mbahet protestë kundër su’lmeve të Iz’raelit në Ga’za dhe Liban

Qindra njerëz në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit dhe bënë thirrje për armëpushim, raporton Anadolu.

Demonstruesit u mblodhën në lagjen Odenplan të kryeqytetit dhe marshuan drejt Parlamentit të Suedisë.

Qindra njerëz që morën pjesë në demonstratë brohoritën slogane si “Izrael, vrasës, dil nga Palestina”; “Izrael, vrasës, dil nga Libani”; dhe “Armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte”.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe libanezë dhe kërkuan fundin e gjenocidit në Gaza dhe sulmeve në rritje izraelite në Liban ditët e fundit.

“Ajo që po shohim nuk është thjesht një gjenocid, është një gjenocid në të cilin marrin pjesë të gjitha demokracitë perëndimore. Pra, nuk është vetëm Izraeli ai e bën këtë. SHBA-ja dërgon 60 për qind të armëve, Gjermania 30 për qind”, tha aktivistja suedeze Kajsa Ekis Ekman, e cila mori pjesë në demonstratë, në një prononcim për Anadolu.

“Sikur të mos mjaftonin këto, shumë vende evropiane kanë penguar aktivitetet e institucioneve që ofrojnë transportin e ushqimit në Gaza. Ata po testojnë njerëzit me urinë”. tha ajo.

Exit mobile version