Një politikan në qytetin Södertälje të Suedisë, njëherësh anëtar i Demokratëve të Suedisë, parti e ekstremit të djathtë, është dënuar me 40 ditë burgim për ofendim ndaj Islamit dhe muslimanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Politikani i partisë që njihet për qëndrimin e saj kundër migrantëve u dënua pasi shpërndau në rrjetin social Facebook një postim të një grupi racist në të cilin thuhej se “Të gjithë muslimanët janë terroristë”, raportoi gazeta suedeze Expo.
Ndaj tij u hap padi me akuzën e kryerjes së “krimit të urrjejtes”.
Gjykata në Södertälje e ka dënuar politikanin, emri i të cilit nuk është shpalosur në lajmin e gazetës, me 40 ditë burgim, të cilat gjykata i ka shndërruar në gjobë prej 2.000 kronësh (190 euro).
Ndërkaq, Gjykata e Lartë e ka miratuar vendimin e gjykatës lokale pas ankimimit të parashtruar.