Policia suedeze ka thënë se tre personat që humbën jetën, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u rrokullis dhe doli nga rruga të dielën, janë nxënës së shkollës së mesme.
Zëdhënësi i policisë, Peder Jonsson nuk ka dhënë më shumë detaje për studentët e tjerë, që kanë qenë duke udhëtuar me këtë autobus.
Autoritetet kanë thënë se autobusi dykatësh po barte 52 nxënës. Ai u rrokullis dhe u përplas të dielën në Suedinë qendrore. 11 persona janë lënduar nga ky incident, por sipas zyrtarëve shëndetësorë, ata janë jashtë rrezikut për jetë.