Sudani ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar të shtunën presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, në margjina të Forumit Diplomatik të Kosovës.
Osmani ka njoftuar në Twitter se shtetet janë dakorduar për themelim të raporteve diplomatike
“Faleminderit në emër të popullit të Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.