Rreth gjashtë milionë njerëz në Sudanin e Jugut jetojnë në një zonë të rrezikuar nga minat dhe pajisjet shpërthyese, njofton Agjencia për veprim kundër minave të OKB-së UNMAS, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ata deklaruan se miliona njerëz jetojnë në një zonë që është e rrezikshme për shkak të minave dhe eksplozivëve të vendosur gjatë luftës civile në periudhën 1983-2005.
Më tej theksuan se kjo situatë e vështirëson dhe pengon zhvillimin social dhe ekonomik të këtij vendi. UNMAS thotë se 150 mina zbulohen çdo muaj në zona të ndryshme në Sudanin e Jugut.