Aksioni i Policisë së Kosovës për rastin “Subvencionet” ka vazhduar edhe në disa komuna të Kosovës.
Njëjtë ka ndodhur edhe në komunën e Istogut, ku Specialët zbarkuan në Sektorin për Bujqësi atje.
Siç raportojnë mediat lokale, nën pranga atje ka përfunduar Daut Kabashi, që është zyrtar për Bujqësi në këtë komunë.
Ndër të arrestuarit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, është edhe personi i afërt me ish-ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.