Suarez dhe Vidal jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e sotme – grumbullohet Messi

Ronald Koeman ka lënë jashtë listës Luis Suarezin dhe Arturo Vidalin.

Barcelona luan sot një ndeshje miqësore me skuadrën e Gimnastic dhe për këtë ndeshje është publikuar lista me emrat e ftuar.

Vëmendja më e madhe shkon te mungesa e dy emrave; Luis Suarez dhe Arturo Vidal, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, lajm i mirë është grumbullimi i Lionel Messi, pasi lojtari ishte pjesë e një ‘drame’ të gjatë që e lidhte me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Mbetet të shihet se si do të bëjë skuadra katalane në debutimin e tarjnerit Koeman.