Të paktën 95 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e stuhive të ashpra të pluhurit që goditën shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Rajasthan.
Stuhitë ndërprenë energjinë elektrike, rrënuan pemët, shkatërruan shtëpi dhe shkaktuan ngordhjen e bagëtive.
Shumë prej viktimave të stuhive po flinin kur shtëpitë e tyre, të cilat u shembën, pasi u goditën nga këto stuhi.
Gjashtëdhjetë e katër prej viktimave vdiqën në rajonin Uttar Pradesh, 43 prej tyre në rrethin e Agra, ku ndodhet monumenti Taj Mahal. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë gjatë verës, por humbja e jetës në këtë shkallë është e pazakontë. /MESAZHI/