Erërat e forta, të përcjella me shi, që përfshin kryeqytetin në orët e mbrëmjes, kanë rrëzuar kulmin e Komunës së Re në lagjen “Arbëria”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit, raporton Ekonomia Online.
“Një pjesë e pullazit ka rënë në tokë, duke dëmtuar dy vetura civile”, tha për EO, një zyrtare e Komunës.
Zyrtarët policorë bënë të ditur se nuk ka të lënduar.