Të paktën katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar në motin e keq në pjesën veriore dhe lindore të Gjermanisë, duke rrëzuar drunj dhe shkaktoi ndërprerje të komunikacionit.
Autoritetet në Hamburg paraprakisht i paralajmëruan banorët të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre.
Për shkak të motit të keq janë anuluar fluturimet nga aeroportet e Berlinit, Tegelit dhe Shenefelsit. Gjithashtu, janë anuluar edhe disa fluturime ndërkombëtare nga aeroportet në Bremen dhe Hanover.
Kompania hekurudhore gjermane “Dojçe ban” kumtoi se është në ndërprerje komunikacioni hekurudhor në provincat veriore Saksonia e Poshtme dhe Shlezvit-Holshtajn dhe Bremen, si dhe në Hamburg.
“Dojçe ban” i anuloi edhe trenat në relacione më të gjata nga dhe për në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku era arriti shpejtësi prej 120 kilometra në orë.
Sipas Shërbimit metereologjik gjerman stuhia mund të arrijë shpejtësinë e një uragani.