Studiuesit zbulojnë disa trupa qiellorë

Çlirojnë energji ekstreme, ende e paqartë funksionimi i tyre

Vrojtohen rrezet gama më të fuqishme, të gjeneruara nga një pulsar në Yjësinë e Velave, e dukshme ne hemisferën jugore. Rekordi i regjistruar është 20 teraelektronvolt, e thënë ndryshe, një energji 10 mijë miliard herë më e madhe se ajo e dritës së dukshme.

Pulsar janë yje të cilat janë në fund të ciklit jetësor, dhe rrotullohen me shpejtësi te madhe rreth vetes, duke shpërthyer në supernova. Këto shpërthime lënë pas një yll të vogël, me dendësi shumë të lartë e që rrotullohet shumë shpejt duke krijuar një fushë magnetike mjaft të fuqishme. Përllogaritet që një luge çaji i materialit të tyre ka një masë mbi 5 mld tonë.

Karakteristika më e veçantë e pulsar është pikërisht çlirimi i energjisë ekstreme, duke i konsideruar si prozhektorë kozmikë. Studiuesit duke u bazuar në këtë studim të fundit, thonë se duhet rishikuar teoritë e deritanishme, pasi nuk arrijnë të shpjegojnë plotësisht mbi këtë energji ekstreme, dhe mënyrën sesi funksionojnë këto trupa qiellore.