Studiuesit turq dhe evropianë do të bashkëpunojnë për sëmundjet e trurit

Studiuesit turq dhe evropianë do të bashkëpunojnë për trajtimin e sëmundjeve të trurit dhe kujdesin ndaj pacientëve përmes projekteve të reja në kuadër të nismës kërkimore globale të Programit të Përbashkët të BE-së për Sëmundjet Neurodegjenerative (JPND).

Institucioni Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) është zotuar se do të mbështetë këto projekte me 225 mijë euro.

Programi synon të përmirësojë kërkimin mbi sëmundjet neurodegjenerative dhe të përmirësojë aftësitë e trajtimit, veçanërisht në fazat e mesme dhe të vonshme të këtyre sëmundjeve.

Iniciativa JPND përfshin Alzheimer-in, demencën, Parkinsonin dhe sëmundjet e lidhura me to, si dhe disa sëmundje të tjera. Fokusi do të jetë në zhvillimin e trajtimeve, krijimin e modeleve të ndërhyrjes dhe hartimin e strategjive parandaluese.

Projektet synojnë gjithashtu të krijojnë udhëzime për testet socio-kognitive në të gjithë Evropën dhe më gjerë, të standardizojnë procedurat e funksionimit dhe të mbështesin zhvillimin e qasjeve inovative shëndetësore. Hulumtimi do të shtrihet në përmirësimin e kujdesit ndaj demencës, duke eksploruar zgjidhje alternative të strehimit dhe rritjen e cilësisë së sistemeve të mbështetjes së pacientëve.

Konsorciumi i projektit duhet të përfshijë koordinatorë nga të paktën tre dhe maksimumi gjashtë vende pjesëmarrëse. Kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në tre vjet.

Për Türkiyen, propozimet e projektit duhet të dorëzohen përmes TUBITAK-ut.

Afati i fundit për fazën e parë të paraqitjeve është 12 mars, kud duhet të dorëzohen aplikacionet në TUBITAK.