Të ushqehesh më shumë se ç’është e nevojshme sjell plakje të parakohshme. Tek kafshët, kur qelizat marrin sinjal për ngopje, aktivizohet një proces mosfunksionimi dhe inflamator që plakja e tyre avancon më shpejt dhe në mënyrë të induktuar, duke sjellë “efekt zinxhir” edhe në dëmtim të organeve.
Nga ekperimentet e kryera me kaviet e laboratorit, është dalluar se kur qelizat marrin më shumë ushqim, hollohet lëkura, dëmtohet pankreasi, mëlçia, veshkat dhe organe të tjera.
Sistemi imunitar përpiqej të kontrastonte këto problematika, por pa sukses pasi përhapja ishte e madhe dhe e shpejtë. Gjë që shkaktonte inflamacione, duke theksuar edhe më shumë dëmet.
Në përfundim të fazës eksperimentale, rezultoi se mbingopja tek kaviet shkaktonte një reduktim me 16% të jetës, ekuivalente me 16 vite jetë njerëzore.