Në një studim të zhvilluar në Britani të Madhe pretendohet se meditimi dhe joga i bën njerëzit më egoistë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në studimin e zhvilluar në Universitetin Southampton janë analizuar 93 studentë të jogas për 15 javë, si dhe 162 persona që meditonin për 4 javë. Në studim, nga pjesëmarrësit që bënin joga dhe meditim u kërkua që të bëjnë vlerësime në lidhje me veten.
Pas kësaj u konstatua se pjesëmarrësit kanë përdorur shprehje më “egocentrike” tek pyetjet në lidhje me vetveten.
Shkrimtari Lewis Richmond tha se edhe aktivitetet që bëhen duke u ulur në qetësi, mbyllur sytë dhe duke u fokusuar në frymëmarrje, trup dhe aktivitetin kognitiv, mund të vlerësohen si egocentrike.
Gjetjet e këtij studimi janë publikuar në revistën “Psychological Science”.
Në anën tjetër ekzistojnë hulumtime që tregojnë se joga dhe meditimi ulin çrregullimet e ankthit dhe depresionit.