Për ta përkeqësuar më tutje situatën, asnjë prej zgjidhjeve ekzistuese ndaj Spectre, nuk mbrojnë nga sulmet në këto variante të reja.
Tronditjen e madhe që shkaktoi përhapja e problemeve të sigurisë Spectre, që prekën disa procesorë dhe pajisje në 2017-ën, po ndihet edhe sot.
Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar variante të reja të këtij problemi të sigurisë që janë të vështirë për tu adresuar dhe parandaluar.
Tre llojet e reja të Spectre prekin çdo procesor modern AMD dhe Intel sipas një studimi të ri nga akademikë të Universitetit të Virxhinias dhe Kalifornisë.
Për ta përkeqësuar më tutje situatën, asnjë prej zgjidhjeve ekzistuese ndaj Spectre, nuk mbrojnë nga sulmet në këto variante të reja.
Përpara se të dilnin publikisht, hulumtuesit paralajmëruan Intel dhe AMD për problemet e sigurisë që u mundësonin hakerëve vjedhjen e të dhënave. Por deri më sot asnjë përditësim nuk është lëshuar sepse impakti i tyre është i lartë në performancë.
Për prodhuesit e procesorëve performanca është shqetësimi më i madh. Autorët e studimit besojnë se zgjidhja e këtyre tre varianteve të reja do të ketë penalitet shumë më të madhe në performancë krahasuar me sulmet e kaluara. /PCWorld