Varianti “delta” i koronavirusit i cili është përhapur përgjatë javëve të fundit në një pjesë të madhe të globit, ka dyfishuar numrin e rasteve infektive që janë shtruar në spital, teksa është dy herë më agresiv sesa varianti standart “alfa”. Kjo ka qenë gjetja e një studimit të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, që u publikua ditën e djeshme në revistën shkencore “The Lancet”.
Në studim shkruhet se: “Në rast infektimi me variantin ‘delta’, rreziku që të përfundojnë në spital dhe të kenë simptoma të rënda është dy herë më i madh se më parë, përfshirë edhe mes atyre që janë vaksinuar.”
Për të arritur në rezultatet e studimit janë marrë 43.338 raste infeksioni me këtë variant, ku rezulton se rreziku më i madh për të vdekur nga ai është në masën 74% mes të pavaksinuarve.
Aktualisht mbi 90% e rasteve të reja të infeksioneve me COVID-19 në Europë janë pikërisht me këtë variant. /tiranapost