Studim: Peshkaqenët na sulmojmë sepse i ngjasojmë me fokat

Njerëzit dhe fokat në sytë e peshkaqenëve të bardhë mund të kenë shumë ngjashmëri dhe nuk mund ta bëjnë ndryshimin. Për këtë arsye peshkaqenët mund të sulmojnë njerëzit.

“Për të kuptuar më mirë pse peshkaqenët kafshojnë njerëzit ne kemi teknologji më të mira, efektive për qeniet humane”, tha Laura Ryan në Macquarie University në Australia. Ryan dhe kolegët e saj bënë eksperimente duke filmuar fokat dhe luanët e detit që notonin brenda akuariumit në një kopësht zoologjik në Sidnei. Gjithashtu filmuan dhe njerëzit duke notuar në pishinë me një dërrasë sërfi. Ata përdorën një kamera të instaluar në fund të ujit duke filmuar nga lart.

Pamjet ishin thuajse të ngjashme nga prespektiva e një peshkaqeni të bardhë, të cilët janë lloji kryesor që ka sulmuar më shumë njerëzit se çdo lloj tjetër. Skuadra analizoi videot e filmuara duke përdorur një sistem vizual të peshkaqenëve të cilët nuk arrijë të dallojnë ngjyrat dhe detajet.

Skuadra zbuloi se peshkaqenët nuk mund të shikonin diferenca të lëvizjeve të fokave dhe njerëzve në sërf dhe se pamja fizike ishte e ngjashme. /tvklan.al