Fëmijët që hanë më shumë ushqim të përpunuar kanë më shumë gjasë që të jenë mbipeshë.
Këtë e thotë një studim i ri, në të cilin ishin pjesë më shumë se nëntë mijë fëmijë britanikë të lindur në vitet e 90’ta.
Studiuesit zbuluan se ushqimet e përpunuara, siç janë picat, pijet me gaz dhe ushqimet e shpejta, janë ndër më të parapëlqyerat e fmijëve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Autori i këtij studimi, Eszter Vamos tha se konsumimi i këtyre ushqimeve ndikon çdoherë e më keq në organizëm.
“Fëmijët që janë ushqime të përpunuara, jo vetëm që shtojnë peshë, por kjo u ndikon çdoherë e më keq”, shtoi Vamos.
Gjithashtu, studimi thekson se ushqimet e përpunuara kanë tendencë të jenë më të dendura në energji dhe më të varfra sa i përketë vlerave ushqyese.