Efekti i një aspirine në ditë sa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që konsumon, transmton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet e studimit, ku përfshiheshin të dhënat e dhjetë studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikojnë dukshëm në efikasitetin.
Doza ditore e aspirinës në mes 75 dhe 100 miligram, rrezikun nga vështërsitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kiogram i ul për 23 për qind. Megjithatë, efekti nuk është arritur te personat me peshë 70 kilogram e më lartë.
Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, te personat që kanë 70 kilogram e më lartë nevojitet një dozë ditore në mes 325 dhe 500 miligram.
Hulumtimi u publikua në revistën “Lancet”.