Studenti 19-vjeçar zgjidhet kryetar komune në Itali

Një kuriozitet dhe një rekord vjen nga Italia, aty ku është zgjedhur kryetar komune një 19 vjeçar.

Michele Schiavi fitoi postin në komunën e Onores në Valle Seriana me vetëm 14 vota.

Sipas News Valseriana ai mori 51.22% të votave duke mposhtur rivalin Angela Schiavi, i cili mori 48.78% të votave.

Michele është një student i drejtësisë dhe ka lindur në vitin 1999. 19 vjeçari do të drejtojë një komunë me 890 banorë.G.M.