Studentët në Serbi protestojnë kundër investimeve nga dhëndri i Trumpit

Mijëra njerëz janë mbledhur në Serbi të hënën kundër planeve për ta kthyer një ish-seli të ushtrisëm të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në një kompleks luksoz, të financuar nga firma e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner.

Të udhëhequr nga studentët e universitetit të Serbisë, turma ka mbajtur një demonstratë të zhurmshme jashtë rrënojave të ish-ndërtesës ushtarake në qendër të Beogradit, raporton AP.

Protestuesit kërkuan që të rikthehej statusi i saj i mëparshëm, i zonës së mbrojtur kulturalisht, dhe të shfuqizoheshin planet me Kushnerin për rizhvillimin e saj.

Protesta është pjesë e një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër korrupsionit në Serbi që filloi pasi një strehë betoni në një stacion treni u shemb, duke vrarë 16 persona.

Kritikët kanë fajësuar për aksidentin vdekjeprurës korrupsionin e shfrenuar të qeverisë, neglizhencën dhe mosrespektimin e rregullave të sigurisë së ndërtimit.

Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti /koha.net