Strugë, ekzekutohet biznesmeni i denuar për prostitucion

Një ish i burgosuri për prostitucion Dilaver Bojku – Leku është ekzekutuar teksa qëndronte në lokalin e tij në plazhin Akua Blu në bregun e liqenit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 16:45, kur sulmuesi ka shkrepur disa plumba në drejtim të tij. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë.

Mjekët në spitalin e Strugës për Alsat M informuan se Bojku me siguri është qëlluar me disa plumba në pjesën e kokës, ndërkaq në Qendrën Mjekësore është sjellë i vdekur.

Para Spitalit u tubuan një numër i madh i anëtarëve të familjes dhe miqtë e tij.Po kryhet hetimi.

Dilaver Bojku është i njohur për opinionin prej më herët. Emri i tij lidhej me prostitucionin. Për këtë, ai ka vuajtur disa vite burg, informon Alsat.mk.