Ballina Jeta Stresi dhe ndikimet e tij tek shëndeti

Stresi dhe ndikimet e tij tek shëndeti

Stresi mund të jetë shumë personal, mund të krijohet nga një zhgënjim afatshkurtër apo nga një përvojë e pakëndshme. Sipas studimeve, rreth 80% e sëmundjeve të rënda mund të përkeqësohen nga stresi.

Ja disa nga mënyrat se si stresi ndikon në shëndet: Nxit dëshirën për të ngrënë: kortizoli është hormoni që lëshohet kur jeni në stres dhe ky hormon rrit dëshirën e të ngrënit gjëra të yndyrshme dhe me sheqer.

Studimet tregojnë se hormoni lidhet me receptorët e trurit që kontrollojnë marrjen e ushqimit. Akumulon yndyrë: kur jeni në periudhë stresi, ka gjasa që të shtoni peshë. Hormoni i kortizolit rrit sasinë e indeve yndyrore në trup duke bërë kështu që përmasat e qelizave yndyrore të zgjerohen.

Ndikon në sëmundjet kardiovaskulare: marrëdhënia e saktë midis stresit dhe sulmeve në zemër mbetet ende e paqartë. Por rreth 23% të rasteve të sëmundjeve të zemrës, thuhet të jenë shkaktuar nga stresi. Pagjumësi: ngjarjet e mëdha stresuese mund të shkaktojnë pagjumësi, gjë e cila çon në një stres kronik dhe afatgjatë.

Dhimbje koke: stresi i bën muskujt më të tensionuar. Stresi shkakton dhimbje koke dhe migrenë. Probleme me kujtesën: hormoni i kortizolit ndërhyn në aftësitë e trurit për të formuar kujtime të reja. Gjatë stresit akut, kortizoli hyn deri në receptorët e thellë të trurit dhe e bën të vështirë proçesin e të menduarit gjatë dhe rifitimit të kujtimeve.

Probleme me flokët: stresi është një nga shkaktarët kryesor që ndikon në rënien e flokëve. Stresi dhe ankthi ndikojnë gjithashtu në një çrregullim të quajtur trikotillomania, në të cilën njerëzit e kanë të vështirë ti tërheqin apo t’i lidhin flokët. Ndikon në shtatzëni: stresi i rëndë ndikon në shtatzëni të parakohshme, madje disa studime thonë se nivelet e larta të stresit të nënës ndikojnë edhe në trurin e fetusit. Gratë të cilat kanë stres të rëndë dhe afatgjatë kanë rreth 12% më pak shance për të mbetur shtatzënë. Rrit nivelin e sheqerit në gjak: nëse jeni me diabet të tipit 2, stresi ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në mënyrë automatike.

Ndikon në tretje: stresi shkakton urth, probleme stomaku dhe diarre. Sindroma e zorrës së irrituar dhe kapsllëkut ndikohet nga stresi gjithashtu. Tension të lartë të gjakut: stresi ndryshon normën e rrahjes së zemrës dhe kontrakton enët e gjakut, gjë e cila çon në rritjen e tensionit të gjakut.

Problemet e lëkurës: stresi është një nga faktorët që nxit daljen e puçrrave, pikat e zeza dhe sëmundjet e lëkurës.

Stresi ndikon në plakje të parakohshme, në përkeqësimin e marrëdhënieve seksuale dhe performancën në punë

Exit mobile version