Strategu i Shtëpisë së Bardhë: Trump nuk do ta përfundojë mandatin

Donald Tramp ka vetëm 30 për qind mundësi që të qëndrojë në  Shtëpinë e Bardhë deri në fund të mandatit presidencial.

Deklarata u bë nga ish strategu i presidentit amerikan Stiv Benon, për Vanity Fair. Sipas tij rreziqet më të mëdha për kreun e Shtëpisë së Bardhë janë brenda qeverisë së tij dhe jo në kongresin amerikan.

Sipas Vanity Fair, Stiv Benon ka paralajmëruar disa herë Trump për aktivizimin e amendamentit të 25 të kushtetutës amerikane.

Amendamenti në fjalë lejon qeverinë që të votojë për shkarkimin e presidentit që cilësohet jo më i aftë për të kryer detyrimet e tij për arsye shëndetësore apo mendore.