Skuadra e Lazios ka triumfuar kundër Salzburgut në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “Olimpico”
Klubi italian fitoi 4 me 2 kundër ekipit austriak.
Golat për ekipin e Inzaghit i shënuan: Lulic, Parolo, Icardi dhe Anderson. Kurse për mysafirët; Valon Berisha dhe Minamino.
Fitore në shtëpi arritën; Atletico Madrid dhe Leipzig.
Klubi spanjoll mposhti 2 me 0 Sportingun e Lisbonës, me golat e Kokes dhe Griezmanit.
Kurse, gjermanët Leipzig mposhti me rezultat minimal 1 me 0 Marseillen. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Timo Werner.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën tjetër më 12 prill.