Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha pritet të rikthehet në Serie A pas dy sezoneve në Premier League të Anglisë.
Mësohet se interesim për Strakoshën ka shfaqur Fiorentina, ekip që së shpejti do ti nis negociatat me skuadrën e Brentfordit.
Strakosha ka kontratë me Brentfordin deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.
Ai tregoi paraqitje të mira në “Euro 2024” me Shqipërinë, ku ishte i pazëvendësueshëm në tri ndeshjet e Grupit B.
Shqipëria në Evropian u përball me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën kurse u eliminua në fazën grupore pasi përfundoi e fundit në grup me vetëm një pikë të tubuar.
Strakosha ka bërë karrierë në Itali si profesionist ku ka qenë pjesë e Lazios dhe Salernitanas, ndërsa te Brentfordi u transferua në verën e vitit 2022 si lojtar i lirë.