STOP!

Hoxhë Justinian Topulli

Laikët e ndryshëm ekstrem ose jo, ateistë ose jo, me pushtet ose jo, nuk mundet të na mësojnë neve fenë dhe Islamin dhe as nuk mundet të na interpretojnë ne atë ashtu siç iu pëlqen atyre. Ata mund ta urrejnë fenë në përgjithësi dhe Islamin në veçanti, mund edhe ta ndalojnë e luftojnë atë, mundet edhe të na vrasin e burgosin, mund të bëjnë shumë gjëra siç kanë bërë paraardhësit e tyre komunistë, por nuk mundet kurrsesi të bëhen për ne hoxhallarë e klerikë për të na treguar neve fenë se cila është ajo.
Se çfarë është tolerancë dhe çfarë jo në Islam, se çfarë është ekstremizëm dhe çfarë jo, këtë na e mëson vetë feja jonë dhe kurrsesi njerëz që nuk i përkasin asaj. As duam t’ia dimë për interpretimet tuaja dhe gjykimet tuaja ndaj nesh, sepse nuk jeni ju që na përcaktoni ne se çfarë jemi, dhe as iu kemi referencë ju, aspak, por ne kemi referencë fjalën e Zotit dhe të Dërguarit të Tij.
Ky është muslimani i vërtetë, ndërsa ai që ju ka juve referencë nuk ka lidhje me Islamin dhe muslimanët, por është mish i huaj në trupin e tyre.
Atyre që iu pëlqen ta shohin këtë -me syrin e laikëve- si deklaratë “ekstremisti” as nuk na e ndjen fare për ta, sepse Allahu është me të vërtetët dhe jo me hipokritët dhe ata që shesin parimet dhe normat e Islamit për t’iu pëlqyer të tjerëve.

Nga: Justinian Topulli