Stoltenberg: Turqia është një aleate që e vlerësojmë shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Turqia është një aleate që e vlerësojmë shumë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, foli në konferencën e përbashkët për media.

Ai tha se Turqia ka kontribute të mëdha për “sigurinë e përbashkët” të NATO-s. “Turqia ka kontribuar në procesin e pandemisë me partnerët dhe aleatët duke siguruar mbështetje shumë të rëndësishme për luftën tonë kundër COVID-19”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s tërhoqi vëmendjen se Turqia është një nga shtetet që kontribuon më së shumti në misionin e NATO-s në Afganistan.

“Këtu synohet sigurimi i kushteve të nevojshme për paqe. Gjithashtu jeni duke dhënë kontribute të mëdha në misionet tona në Kosovë dhe Irak dhe jeni duke luajtur rol të madh në luftën kundër terrorit. Turqia është një aleate që e vlerësojmë shumë dhe është duke kontribuar në mënyra të ndryshme në NATO”, theksoi Stoltenberg.