Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bëri të ditur se Turqia është një aleate e rëndësishme, ndërsa shtoi se “Kjo mundë të vërtetohet nëse thjeshtë shikohet në hartë”.
Jens Stoltenberg mori pjesë në një video konferencë me temë “Përshtatja e NATO-s” organizuar nga Qendra për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Universitetin Stanford në Kaliforni.
I pyetur në lidhje me blerjen nga Turqia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, Stoltenberg u përgjigj se “ndryshimet midis aleatëve të NATO-s nuk janë asgjë e re, aleanca është një platformë e mirë për të diskutuar dhe adresuar këto ndryshime, mosmarrëveshje, probleme”.
Stoltenberg vuri në dukje se Ankarasë i janë përcjell shqetësimet për çështje të tilla si S-400, Mesdheu Lindor dhe refugjatët dhe vijoi me këto fjalë: “Duhet të kuptojmë që Turqia është një aleate e rëndësishme. Nëse thjesht shikoni në hartë, mund të shihni se sa e rëndësishme është ajo. Sidomos pasi kufizohet me Irakun dhe Sirinë, përparimi i bërë në luftën kundër DAESH, çlirimin e miliona njerëzve në zonat e kontrolluara nga DAESH në rajon, infrastrukturë dhe aeroportet në Turqi kanë një rëndësi të madhe.” /trt