Sa i përket anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, ministri i Jashtëm i Turqisë theksoi se nuk janë zbatuar të gjitha pjesët e memorandumit të nënshkruar në Samitin e Madridit në qershor.
Turqia ka qenë gjithmonë një anëtare e përgjegjshme e NATO-s, tha Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë një konferece të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Istanbul.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë bllokun”, theksoi kryediplomati i Turqisë, Çavuşoğlu.
Sa i përket anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, ministri i Jashtëm i Turqisë theksoi se nuk janë zbatuar të gjitha pjesët e memorandumit të nënshkruar në Samitin e Madridit në qershor.
“Ne duhet t’i tregojmë kombit dhe parlamentit tonë se Suedia dhe Finlanda kanë ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar shqetësimet tona”, theksoi Çavuşoğlu.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në fjalimin e tij e falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, e cila zhvillon mbrojtjen e saj falë Ankarasë.
“Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe jep një kontribut të madh për sigurinë tonë të përbashkët”, tha Stoltenberg.
Po ashtu, ai apeloi për anëtarësim të plotë vendeve nordike në NATO.
Korridori i drithërave përmes Detit të Zi gjithashtu ishte temë e konferencës për media në Istanbul.
“Zbatimi i marrëveshjes së grurit tregon një rol të rëndësishëm që Turqia luan në konfliktin e Ukrainës”, tha Stoltenberg dhe shtoi se mbështetja e Ankarasë gjithashtu redukton “disa efekte të luftës brutale”.
Ndëriohë, sipas Çavuşoğlut Marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi duhet të rinovohet brenda 20 ditësh. /trt
#Canlı📡
NATO Genel Sekreteri Jens Stoltenberg ile Ortak Basın Toplantısı#Live📡
Joint Press Conference with Jens Stoltenberg,Secretary General of NATO📍İstanbul https://t.co/ZgCzLUSu9j
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) November 3, 2022